10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Hapen kutitë në Berat, 19 persona kanë votuar 53 herë

Partia Demokratike ka publikuar një dokument dhe deklaron se akuzat e saj për parregullsitë e procesit zgjedhor janë faktuar pasi po sipas selisë blu nga rishikimi i materialeve u zbulua se në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 53 herë.

E ndërsa akuzon KAS-in, PD thotë se në qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota.

“Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë.

Dokumenti i publikuar nga PD

Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit.

PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve” deklaron PD, që ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe. /Abcnews.al

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme