9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

“Reforma në drejtësi, në top-listën e prioriteteve”, Manja: Me konsensusin e opozitës, do kërkojmë zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK dhe të Komisionerëve Publikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se një ndër prioritetet e qeverisë ‘Rama 3’ do të jetë reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku iu përgjigj pyetjes së një deputeti për mandatin e anëtarëve të KPK-së dhe të Komisionerëve Publikë, tha se do kërkohet që të shtyhet mandati i tyre.

“Në paraqitjen e programit të qeverisë ‘Rama 3’, reforma në drejtësi dhe konsolidimi i këtij sistemi dot ë vazhdojë që të jetë në top-listën e prioriteteve. Mandati i organeve të vettingut është mandat kushtetues. Kushtetuta e ka përcaktuar që 3 organet e vettingut të kenë mandatet e tyre kushtetuese. Mandati i organeve të vettingut mbaron më 17 qershor. Mbeten në proces 370 subjekte për vetting. Ne do të kërkojmë ehe konsensusin e opozitës që mandati i KPK dhe i Komisionerëve Publike të zgjatët deri në përfundim të procesit të vettingut. Është mandat kushtetues dhe zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë.”, tha Manja.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme