Turqia dhe SHBA do të zhvillojnë konsultime politike në Washington

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Sedat Önal do të vizitojë SHBA-në të enjten dhe të premten në kuadër të konsultimeve politike midis Ankarasë dhe Washingtonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Zv/ministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Sedat Önal do të vizitojë Washington, DC. më 16-17 shtator të vitit 2021 dhe do të takohet me zv/sekretaret e Shtetit, Wendy Sherman dhe nënsekretaren e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Önal dhe Sherman do të diskutojnë “marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare” në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse politike që do të mbahen midis delegacioneve gjatë vizitës.