Regjimi i Asadit i thërret njerëzit në rikthim të pasigurtë

SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian mbrojnë idenë se nuk ka siguri në përputhje me ligjin ndërkombëtar për fillimin e rikthimeve në Siri

Përderisa regjimi i Bashar Al-Asadit përgatitet të thërrasë për rikthim qytetarët e tij nëpërmjet “Konferencës Ndërkombëtare për Refugjatët” që e zhvillon me sponsorisimin e Rusisë, vazhdon arrestimet arbitrare, mosqasje në pasuritë e konfiskuara, arrestimet nën forcën e armës, torturat, praktikat e dhunës seksuale dhe sulmet për zhvendosjen e civilëve nga Idlibi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas zhvendosjes së miliona qytetarëve të tij duke vendosur në objektiv vendbanimet civile gjatë luftës së brendshme në Siri, regjimi i Asadit po zhvillon në Damask një konferencë ndërkombëtare për rikthimin e refugjatëve.

Gjatë luftës së brendshme regjimi i Asadit ka kryer krime lufte të tilla si arrestime arbitrare, konfiskim të pasurive, tortura dhe bombardime të vendbanimeve civile. Nëpërmjet konferencës që do zgjasë 2 ditë, pritet që regjimi t’u bëjë thirrje për “rikthim” shtetasve të tij që janë larguar jashtë vendit.

Por, SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian mbrojnë idenë se nuk ka siguri në përputhje me ligjin ndërkombëtar për fillimin e rikthimeve në Siri.

Në fakt në një deklaratë nga Këshilli i Bashkimit Evropian është theksuar se në konferencën në fjalë nuk do të mund të sigurohet pjesëmarrje për shkak se kushtet për rikthimin vullnetar në Siri nuk janë të përshtatshme.

Sipas informacioneve në mediat e regjimit, në konferencë do të marrin pjesë Rusia, Irani, Kina, Libani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani dhe Omani.

Rreziqet që i presin ata që kthehen

Në raportet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave të pavarura janë reflektuar problemet që përjetojnë shtetasit sirianë që vendosin të kthehen në rajonin e regjimit të Asadit.

Në raportet në fjalë thuhet se qytetarët që rikthehen përballen me arrestimet arbitrare, mosqasje në pasuritë e konfiskuara, arrestimet nën forcën e armës, torturat dhe me rastet e dhunës seksuale.Regjimi i Asadit i thërret njerëzit në rikthim të pasigurtë

Vazhdon zhvendosjen e qytetarëve të Idlibit

Regjimi i Asadit në anën tjetër vazhdon gjithashtu edhe shkeljet e armëpushimit në Idlib

Vazhdimi i bombardimeve të regjimit në rajonet e vendbanimeve në Idlib ka rritur numrin e civilëve që kanë humbur jetën si dhe ka nxitur lëvizjen e migrimeve në rajon.

Vazhdojnë bisedimet për kushtetutën

Regjimi i Asadit akuzohet për “vonesën” e qëllimshme të punimeve të Komitetit Kushtetues që është formuar lidhur me zgjidhjen e luftës së brendshme në Siri. Duke organizuar këtë konferencë me mbështetjen e Rusisë, regjimi synon të shpëtojë nga izolimi ndërkombëtar në të cilën ndodhet.

Por, vendet perëndimore e refuzojnë duke e konsideruar “të pabesushme” këtë thirrje të regjimit i cili nuk paraqet qasje për zgjidhje politike dhe i cili minon punimet për kushtetutën.

Edhe pjesa opozitare, këtë qëndrim këmbëngulës të Rusisë për zhvillimin e konferencës në fjalë e sheh si një përpjekje për të legjitimuar regjimin në arenën ndërkombëtare.

Koalicioni Kombëtar i Opozitës dhe Forcave Revolucionare të Sirisë në një deklaratë dje vuri në dukje se Rusia me këtë organizim ka për qëllim të legjitimojë regjimin në arenën ndërkombëtare. “Refuzojmë konferencën që do të zhvillojë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë e cila kryen krime lufte duke bombarduar popullatën civile në veri të Sirisë”, tha koalicioni opozitar.