Rrëzimi i avionit në Stamboll/ Cakaj: Pikëllim i thellë nga tragjedia, ngushëllime vëllezërve turq

Ministri Cakaj ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurëve, duke iu drejtuar si vëllezërit turq.

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të prekurit nga rrëzimi i avionit turk ditën e djeshme në Stamboll.

Cakaj shkruan se është i pikëklluar për tragjedinë që ndodhi pasditen e djeshme në Turqi, ku për pasojë humbën jetën 3 persona dhe mbi 100 të tjerë janë të plagosur mes tyre shumë janë në rrezik për jetën.

Ministri Cakaj ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurëve, duke iu drejtuar si vëllezërit turq.

Statusi i plotë i publikuar në llogarinë e tij në “Twitter”:

“I pikëlluar thellë nga tragjedia në #Bahcesaray, lindore #Turkey dhe nga rrëzimi i avionit në aeroportin Sabiha Gökçen në #Istanbul. Shprehim ngushëllimet më të thella për vëllezërit tanë turq dhe familjet e viktimave. @MevlutCavusoglu”- ka shkruar Cakaj në Twitter.