Sipas tyre, koronavirusi ka prekur secilin rajon të Kinës, ndërsa numri i rasteve të infektuara ka kaluar 7,700.
Raste me këtë koronavirus janë raportuar edhe në së paku 16 vende të tjera.
Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) takohet sot për të vendosur nëse ky koronavirus përbën emergjencë globale shëndetësore ose jo.
“Në ditët e fundit, përparimi i virusit sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga njeriu në njeri përbëjnë shqetësime për ne”, tha drejtori i përgithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende relativisht i vogël, ai ka potencial të rritet edhe më shumë”, shtoi ai.
Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.
Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.


