Sipas burimeve nga policia kufitare e Vlores , kanë qënë dy mjete të cilat janë konstatuar . Mjetet tip skaf kanë qënë në ujërat greke dhe janë ndjekur me Dron, për një nga skafet nuk është bërë e mundur kapja dhe i është fshehur policisë, ndërkohë që mjeti tjetër nuk ka mundur të largohet nga ndjekja e policisë kufitare.
Si rrjedhojë personat kanë qenë të detyruar ta braktisin në plazhin e vjetër dhe më pas janë larguar duke u fshehur në pyllin e Sodës.


