8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Rritja ekonomike në rajon sipas BERZH; Mali i Zi e para, Shqipëria e dyta dhe Kosova e treta

Banka Botërore në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, shprehet se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2021 do të jetë 7.7%.

Shqipëria renditet e dyta në rajon më 8.0%. Renditja kryesohet nga Mali i Zi me 12.3% dhe mbyllet në vend të fundit nga Maqedonia e Veriut me 4%.

Pas Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është BERZH që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë në vend sesa parashikimet e fillimvitit.

Në raportin e saj të fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale (REP)“, BERZH rriti dukshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2021 nga minus 5.3% që ishte në vitin e kaluar.

“Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet kryesisht falë një sektori të jashtëm mbështetës. Eksportet e shërbimeve – më shumë se katërfishi i eksporteve të mallrave para pandemisë – u dyfishuan në shtatë muajt e parë. Kjo, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kryesisht për shkak të flukseve hyrëse të lidhura me udhëtimet. Eksportet e mallrave gjithashtu u rritën bindshëm”.

Po ashtu, sipas BERZH-it rritja e remitancave dhe zgjerimi i marrjes së kredive është një nga faktorët e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Konsumi i familjeve po mbështetet nga një fluks në rritje i remitancave dhe nga zgjerimi i kredisë. Ekonomia e Kosovës parashikohet të rritet me 7.7 për qind në 2021 dhe 4.5 në vitin 2022”, thuhet në raport.

Banka Botërore në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, shprehet se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.

Sipas BB-së, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1%, kundrejt një tkurrje prej 5.3% që ishte vitin e kaluar.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport.

Ndërsa, BQK thotë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9% gjatë vitit 2021.

“Sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie prej 5.3%. Efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm. Ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie në mënyre drastike numri i mërgimtarëve dhe rënien e eksportit të shërbimeve të udhëtimit që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 1.3 miliard euro që ishte një vit më parë”, kishte thënë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mehmeti është shprehur se në pjesën e parë të vitit 2021 ka pasur shtim të aktivitetit ekonomik prej 10.5 për qind.

“Projeksionet e BQK-së tregojnë se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm mjaftë të shpejtë të rritjes prej 9.9% për vitin 2021. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar një aktivitet i shtuar ekonomik prej 10.5%”, ka vijuar ai.

Në fund, BERZH për vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon një rritje prej 6.4% për vitin 2021.

BERZH bëri parashikimet e rritjes së këtij viti, por paralajmëroi se rritja e kostove të energjisë dhe përparimi i ngadaltë i vaksinimit kundër COVID-19 zbeh perspektivat e ardhshme ekonomike.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme