Rusia zgjeron sulmet, godet sërish Kievin

Presidenti Zelenski vizitoi rajonin e Zaporizhia në juglindje të vendit, ky është udhëtimi i dytë i kreut të shtetit jashtë Kievit që nga nisja e luftës. Ai u takua me ukrainasit e zhvendosur brenda vendit, pasi Zaporizhia tani është pjesërisht nën kontrollin rus. Në kryeqytet, infrastruktura hekurudhore duket se ka përjetuar peshën kryesore të sulmeve…

Presidenti Zelenski vizitoi rajonin e Zaporizhia në juglindje të vendit, ky është udhëtimi i dytë i kreut të shtetit jashtë Kievit që nga nisja e luftës.

Ai u takua me ukrainasit e zhvendosur brenda vendit, pasi Zaporizhia tani është pjesërisht nën kontrollin rus.

Në kryeqytet, infrastruktura hekurudhore duket se ka përjetuar peshën kryesore të sulmeve me raketa ruse në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Megjithatë, Kremlini pretendon se ka vënë në shënjestër një cikël që ruan tanke të furnizuara nga Evropa.

Kievi u godit për herë të parë pas disa muajsh, pasi prej kohësh forcat ruse i kanë përqendruar sulmet në Donbas në Ukrainën lindore.

Por, presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të zgjerojë objektivat e tij nëse Perëndimi përmbush premtimet për dërgimin e armëve me rreze më të gjatë në Ukrainë.

Pavarësisht paralajmërimeve, Britania e Madhe shprehet se do t’i dërgojë Ukrainës artileri raketore, të cilat janë më moderne sesa ajo që po përdorin forcat ushtarake tani.

Ndërsa, Moska vazhdon të përdorë të gjithë fuqinë e saj për të pushtuar Donbasin, një nga sulmet ajrore goditi qytetin lindor të Druzhkivka, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke vrarë një person.