Trenat përplasen kokë më kokë, 30 të vdekur në Pakistan

Të paktën të vdekur e 50 të plagosur është bilanci i fatkeqësisë që tronditi Pakistanin, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin pranë Dharki, një qytet i ndodhur në rajon Ghotki.

Nga përplasja, janë përmbysur disa vagonë të njërit prej trenave duke bllokuar njerëz brenda tyre. Kjo gjë e ka vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Për shkak se punonjësit e ndihmësit nuk po arrijnë dot të hyjnë në të gjitha vagonët e përmbysur, zyrtarët druhen se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i lartë se kaq.

Zëvendës kreu rajonal i Ghotkit, Usman Abdullah tha se 13 apo 14 vagonë kanë dalë nga shinat pas aksidentit, dhe 6 apo 8 të tillë janë shkatërruar plotësisht.

Shpëtimi i të mbijetuarve sipas tij, është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi do të duhet të përdoren makineritë e rënda për ti nxjerrë nga vagonët e shtypur keqas.

Me qëllimin t`u jepet ndihma e nevojshme drejt e në vendngjarje të lënduarve, aty pranë është ngritur një kamp mjekësor i improvizuar. Hetimet vazhdojnë sakaq me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.