Sa të përhapura janë tumoret në Shqipëri? – Jemi vendi me shifrën më të vogël në Europë

Çdo vit po diagnostifikohen miliona raste të reja me kancer duke e bërë sëmundjen e dytë me vdekshmërinë më të lartë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet tumorale janë përhapur në mbarë botën më ritmin e një pandemie. Edhe pse kërkimet në fushën e parandalimit të sëmundjes së kancerit dëshmojnë gjithnjë e më shumë trajtime dhe kura duke rritur mundësitë për të mbijetuar, përsëri kanceri mbetet një sëmundje e rrezikshme dhe e vështirë për tu kuruar plotësisht.

Çdo vit po diagnostifikohen miliona raste të reja me kancer duke e bërë sëmundjen e dytë me vdekshmërinë më të lartë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Publikimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) paraqet rastet e tumoreve për 100 mijë banorë në vendet e botës. Si renditet Shqipëria? Vendi ynë pozicionohet me të dhëna pozitive në hartën e madhe të botës me një shifër prej 148 rastesh për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave, shohim se në hartën e vendeve të botës vendi që ka më shumë raste të kancerit është Australia me 452 raste për 100 mijë banorë e ndërsa vendin e fundit me numrin e rasteve më të ulta e zë Nigeria me 78 raste për 100 mijë banorë. /Scan