Safet Gjici: Te Kukësi do të jetë trajner…

“Gega ma kërkoi dorëheqjen kur ishte me COVID”

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici shprehu keqardhje për dorëheqjen e trajnerit Skënder Gega nga stoli i verilindorëve pas humbjes 4-1 me Partizanin sot në “Elbasan Arena”. Në lidhje direkte me emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, Gjici zbuloi se Gega i kishte kërkuar më parë dorëheqjen në kohën kur kurohej nga ‘COVID’-i.

Megjithatë, ai nuk e mbylli përfundimisht derën Gegës duke thënë se mund ta mirëpresë në të ardhmen. Gjici shtoi se Rrahman Hallaçi do të jetë trajner i komanduar i Kukësit dhe nëse siguron rezultate pozitive mund të emërohet në stolin verilindor. Në lidhje me merkaton, Gjici pranoi se klubi mund të bëjë 2-3 përforcime.

“Gega – Në fakt jam shumë i mërzitur për humbjen. Gega ka qenë njënga trajnerët që kam pasur, edhe pse ishte me COVID ka kërkuar disa herë dorëheqjen. Kukësi s’e ka pranuar dorëheqjen kur ishte me COVID. Mendoj se ishte e nxituar pak. Ne nuk jemi as në mes as në fund të renditjes. Nuk është vetëm faji i tij, por i lojtarëve. Lojtarëve nuk mbrohen vetë. Trajnerët e marrin përgjegjësitë. Më ka ardhur keq, deri më sot kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer. Ndonjëherë në futboll nuk ecën. Kërkoi dorëheqje me përgjegjësi. Më hiqni se nuk dihet puna ime dhe e ekipit që më ka prekur virusi. Më vjen keq që gjërat nuk shkuan mirë. I uroj suksese. Një trajner si Gega Kukësi mund ta shikojë në të ardhmen, sepse ne kemi rikthyer disa trajnerë. I kishte thënë më para drejtorit dhe lojtarëve para se të më thoshte mua sepse nuk kam ato rezultate që duhen. E vlerësoj dorëheqjen. I kam thënë të shikojë shëndetin kur ishte i sëmurë. Kishte një ndjenjë përgjegjësie. Nuk e fajësoj 100% Gegën për çfarë ndodhi sot, por kanë dhe lotjarët.

Trajneri i ri te Kukësi – Hallaçi do të vazhdojë, por do ta shohim gjatë rrugës. Është e vështirë të gjesh trajnerë si duhet. Hallaçit i eci mirë kur s’ishte Gega. Nëse do ketë rezultate, nuk do bëjmë shumë ndryshime. Është e vështirë të gjesh trajnerë në këto kohë.

Nevoja për ndërhyrje në merkato – Ekipin e ka bërë Gega. Ekipi është komplet i ri, përveç dy lojtarëve. Ekipi është aty, pot ë shikosh disa raste kemi dalë para portës dhe të mos shënosh. Nuk është faji i tërë ekipit. Natyrisht që Kukësi mund të shikojë dhe të afrojë disa futbollistë, maksimumi për 2-3 futbollistë”, u shpreh Gjici.