Sportisti i talentuar shqiptar ndërron jetë në moshën 24 vjeç

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.

Ndërron jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.

Ai shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…”, thuhet në njoftimin e KOKSH.