Sandër Lleshaj vizitë blic në Liban për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria

Sandër Lleshaj ministër i punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri...

Sandër Lleshaj ministër i punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri.

Top Channel duke iu referuar medias në Liban raporton se për këtë qëllim ministri Lleshaj ka biseduar me homologun e tij. Ndërsa sot është takuar me Gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.

Fotot e takimit janë publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë së Libanit. Për vetë sensibilitetin e çështjesh nuk jepet asnjë detaj se çfarë ndihme ka premtuar Gjenerali Abas Ibrahim.

Top Channel ka mësuar se kjo vizitë është duke u zhvilluar në masa të forta sigurie.

Ministri Lleshaj në takimet që po zhvillon në Liban nga fotot e publikuara tregohet se është i shoqëruar nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano.

Kjo është hera e dytë që ministri Lleshaj i shoqëruar nga Drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban.

Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën.