12.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Sarajevë, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

Në platonë përballë Bashkisë së Qytetit në Sarajevë, me intonimin e himnit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Palestinës filloi “Tubimi i Mbështetjes për Popullin Palestinez”, ku u mblodhën më shumë se një mijë qytetarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të mbledhurit, duke mbajtur flamujt e Palestinës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, thanë se erdhën në tubim për t’i dërguar një mesazh mbështetjeje palestinezëve dhe një mesazh paqeje. Midis të mbledhurve ishte një numër i madh i të rinjve dhe familjeve me fëmijë.

Qytetarët e mbledhur gjithashtu shpalosën pankartat me mbishkrimet “Bojkotoni Izraelin”, “Bosnja dhe Hercegovina është me Palestinën” dhe “Drejtësi për Palestinën”.

Kryetari i Shoqatës së Komunitetit Palestinez në BeH, Majed Maarouf, vuri në dukje se qëllimi i tubimit ishte të dërgonte një mesazh paqeje dhe t’i tregonte pushtuesit izraelit se ka ardhur koha për çlirimin e Palestinës.

“Sot duam të dërgojmë një mesazh paqeje, një mesazh me zë të lartë për t’i thënë agresorit ‘mjaft’ më dhe t’i themi okupatorit se ka ardhur koha që të çlirojmë territorin tonë. Ne duam t’i dërgojmë një mësim bashkësisë ndërkombëtare e cila vazhdon të tregojë standarde të dyfishta dhe e cila thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Nga kush ka të drejtë të mbrohet Izraeli? Izraeli është fuqi bërthamore, ajo ka bombë atomike, armë më moderne amerikane”, tha Maarouf.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme dërgimi i mesazhit të mbështetjes nga Sarajeva për popullin palestinez në mënyrë që të tregojnë se ka njerëz të ndershëm në botë që qëndrojnë fuqishëm me Palestinën.

Në deklaratën nga Komuniteti Palestinez në BeH theksohet se tubimi organizohet në përgjigje të agresionit të pamëshirshëm izraelit në Rripin e Gazës dhe sulmit ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e okupuar.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme