SASI REKORD! Sekuestrohen 2.2 ton kokainë në Kosovë, kamioni me banane zbarkoi me konteinerë 2 javë më parë në Portin e Durrësit

Vlera e saj në treg kap shifrën rekord të 6 miliard eurove. Kjo është sasia më e madhe e drogës që ka kaluar ndonjëherë në Portin e Durrësit.

Një sasi rekord prej 2 ton e 200 kilogramë kanabis është sekuestruar në Kosovë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se sasia e drogës ka mbërritur 2 javë në Portin e Durrësit dhe më pas është nisur dreëjt Kosovës ku edhe është sekuestruar.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes policive të dy vendeve dhe ndërhyrjes së autoriteteve italiane.

Kokaina është gjetur në një konteiner me banane brenda një kamioni. Kamioni me ngjyrë të kuqe me targë 01263 OD.  Vlera e saj në treg kap shifrën rekord të 6 miliard eurove. Kjo është sasia më e madhe e drogës që ka kaluar ndonjëherë në Portin e Durrësit.

Ndërkohë që jo më larg se 1 muaj më parë, në Portin e Durrësit u kapën dy ngarkesa me kokainë; në njërën prej tyre u arrestua edhe babai i Arbër Çekajt, edhe ky i fundit i arrestuar për trafik kokaine. Rruga është e njohur tashmë, droga kalon përmes konteinerëve me banane nga Amerika e Jugut në Shqipëri e më pas transportohet drejt Evropës, ku është edhe tregu më i madh i shpërndarjes.