Zhduken edhe tre të tjerë! Thellohet skandali me “Thodex”, pronari turk kërkohet në Tiranë, ikin pa gjurmë “të besuarit”. Mediat turke: E fsheh mafia!

Mediat turke bëjnë me dije se kanë shkuar për të arrestuar persona të tjerë të përfshirë në super-mashtrimin e më shumë se 400 mijë qytetarëve, por nuk janë gjetur në banesë.

Autoritetet turke kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me operacionin e kërkimit dhe kapjes së bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri. Mediat turke bëjnë me dije se kanë shkuar për të arrestuar persona të tjerë të përfshirë në super-mashtrimin e më shumë se 400 mijë qytetarëve, por nuk janë gjetur në banesë.

Bëhet fjalë për financieren Rana Azap, zhvilluesin e softuerit Oral Çınar dhe Zuhal Özer, kunatën e 27-vjeçarit të shpallur në kërkim. Gjatë marrjes së tyre në pyetje, disa javë më parë ata pretenduan se nuk ishin në dijeni të incidentit të mashtrimit, por mesa duket kanë pasur frikë nga drejtësia. 

Nga ana tjetër, Faruk Fatih Özerin ende raportohet se të jetë në Shqipëri. Sipas të njëjtave burime Özeri fshihet në shtëpi të fshehta të përdorura nga organizata të paligjshme dhe mafia shqiptare. Si shpërbllim u jep pjesë nga shuma e parave që ka sjellë me vetë nga Turqia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Nga ana e tij, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta, ndërkohë që mbetet e paqartë se pse ai nuk është dorëzuar ende, sa kohë që beson në pafajësinë e tij. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.