Serbi, mbërrijnë edhe 40.950 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Kundër koroanvirusit janë vaksinuar 850 mijë persona, me çka Serbia për nga numri i të vaksinuarve në një milion banorë është e dyta në Evropë

Një kontingjent i ri me 40.950 doza të vaksinës së koronavirusit të ri(COVID-19) nga Pfizer/BioNTech mbërritën në Serbi dhe ato u dorëzuan në Institutin “Torlak” të Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 850 mijë njerëz janë vaksinuar në Serbi, duke e bërë vendin të dytin më të madh në Evropë pas Britanisë së Madhe sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar për një milion banorë, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi më herët se pret që vaksinat e para të kompanisë AstraZeneca të mbërrijnë gjatë javës.