Sergio Ramos bën gjestin e madh për luftën kundër COVID-19

Spanja, e cila me 3.434 të vdekur radhitet e dyta në botë pas Italisë për sa i përket numrit të viktimave nga virusi, aktualisht po përjeton probleme serioze në aspektin e pajsijeve mjekësore

Kapiteni i klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid, Sergio Ramos, njoftoi se bërë një donacion me pajisje mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në median sociale, futbollisti spanjoll tha se vendit të tij i ka dhuruar 264.571 maska, 15 mijë teste dhe 1.000 pajisje mbrojtëse.

Ramos tha se këtë donacion e ka realizuar përmes Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe se pajisjet do të arrijnë në Spanjë më 27 mars.

Ndërkaq, përmes një deklarate, UNICEF falënderoi Ramosin, i cili njëkohësisht është ambasador i kësaj agjencie.

Spanja, e cila me 3.434 të vdekur radhitet e dyta në botë pas Italisë për sa i përket numrit të viktimave nga virusi, aktualisht po përjeton probleme serioze në aspektin e pajsijeve mjekësore.