Flet i riu shqiptar i prekur nga Covid-19: Më mirë të parandalosh se sa të kurosh

Mesazhi i fortë nga Infektivi i të riut shqiptar të prekur nga COVID-19: Unë e fitova betejën, por njoha miq që e humbën! (VIDEO)

Një mesazh i fortë dhe sensibilizues vjen nga një i ri që ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv, pasi rezultonte i prekur nga koronavirusi.

Përmes një video nga një prej ballkoneve të këtij spitali COVID, Erind Cara tregon se pas 10 ditë qëndrimi në terapinë Intensive, tashmë gjendja e tij është e mirë dhe se ai ka luftuar betejën me këtë virus vdekjeprurës, pasi në dy testet e fundit rezultoi se ishte negativ, shkruan BallkanWeb.

Teksa i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë që të qëndrojnë në shtëpi, i riu thekson se është më mirë të parandalosh se sa të kurosh. Mes të tjerash ai pohon se njohu dhe të tjerë persona, që e humbën betejën, siç ishte shoku i tij i dhomës.