SHBA drejt ndalimit të Tiktok

Mjafton të themi se aplikacioni ka kufizime edhe vetë në Kinë. Por, as kjo nuk I bind amerikanët.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka shënjestruar ByteDance, kompaninë mëmë të aplikacionit TikTok. Sipas asaj që shkruan Financial Times, administrata e presidentit Donald Trump po mendon ta fusë aplikacionin e famshëm në të gjithë botën, në listën e zezë. TikTok është një aplikacion kinez i shkarkuar nga 2 miliardë përdorues në të gjithë botën dhe i përhapur në mënyrë të shpejtë gjatë periudhës së fillimit të pandemisë. Tikotok është padiskutim platforma me rritjen më të shpejtë për momentin. Dhe fakti që është kineze shihet nga Trump si një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për bllokimin e Tiktok është në linjë me strategjinë më të re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur ekonomikisht Kinën, paçka se përdoret justifikimi I sigurisë. E njëjta gjë ndodhi edhe me gjigandin Huawei, ku siguria u përdor si pretekst për të ndalur çdolloj pranie të kompanisë në tregun amerikan. Por në rastin e Tiktok, gjërat janë disi më ndryshe. Aplikacioni ka një drejtues ekzekutiv (CEO) amerikan. Nga ana tjetër, drejtuesit e tiktok janë përpjekur gjithmonë ta bëjnë të shfaqet si diçka e largët me Kinën. Mjafton të themi se aplikacioni ka kufizime edhe vetë në Kinë. Por, as kjo nuk I bind amerikanët.

Ajo që bën amerikanët të jenë skeptikë është fakti se në Kinë ekziston një tjetër variant i aplikacionit, me 1.5 miliardë përdorues, Douyin, thuajse e njëjtë me Tiktok. Shtëpia e Bardhë po mendon si lëvizje të radhës t`i kërkojë Google dhe Apple që ta eleminojë aplikacionin nga dyqanet e tyre virtuale. Kompania ndërkohë thotë se serverat e saj nuk janë në Kinë, por në Singapor dhe Shba, dhe se nga ana tjetër nuk ka ndarë kurrë të dhënat e përdoruesve me Pekinin zyrtar. Fakti që ëdhe eksponentë të demokratëve amerikane kanë dalë kundër Tiktok gjatë ditëve të fundit të bën të mendosh që çështja është më shumë politike sesa teknologjike.