Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj, gazetarja: Sirianët u konfliktuan për lekë, në vendngjarje monedha e thika

Gazetarja thekson se të dy të rinjtë kanë përdorur thika, pas konfliktit për para.

Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.

Gazetarja e News24, Ola Bruko, e cila ka qëlluar në vendngjarje në momentin e sherrit sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendngjarja. Siç raporton gazetarja, në sherr janë përfshirë dy shtetas sirianë, të cilët janë konfliktuar për lekë dhe janë plagosur me thika.

Gazetarja thekson se të dy të rinjtë kanë përdorur thika, pas konfliktit për para. “Disa monedha ishin në vendin e ngjarjes”, thekson gazetarja Bruko nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.