Shifra të larta në Britani, 439 të vdekur vetëm në orët e fundit

Në shtetin britanik, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 439 persona.

Britania e Madhe vazhdon që të raportojë shifra të larta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Në shtetin britanik, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 439 persona.

Në Britani, në total kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 5373 njerëz. Po ashtu, në total janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe gjithsej 51 608 njerëz.

Në orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, 3802 persona, transmeton Balkanweb.

Në mbarë botën, deri tani janë të prekur nga koronavirusi 1 297 704 njerëz, kurse kanë vdekur 71 282 vetë.