5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Shifrat e Covid vijojnë të rriten, ja cilat janë kushtet për të hyrë në territorin shqiptar

Sipas masave të reja, nga kjo e henë, datë 6 shtator çdokush që vjen në Shqipëri duhet të plotësojë tre kushte

Duke filluar nga kjo e henë, çdo shtetas që ka planifikuar të hyjë në territorin shqiptar duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas masave të reja, nga kjo e henë, datë 6 shtator çdokush që vjen në Shqipëri duhet të plotësojë tre kushte:

  • Të ketë certifikatën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy javë;
  • Test PCR jo më të vjetër se 72 orë;
  • Test i shpejt jo më të vjetër se 48 orë. Ose të kenë provë të kalimit Sars-Cov 2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Nga këto rregulla përjashtohen fëmijët deri në 6 vjeç.

Po nëse nuk plotëson një nga kushtet e mësipërme?

-Shtetasit shqiptarë rezidentë që hyjnë në Shqipëri dhe nuk plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të izolohen për 10 ditë, dhe në fund të karantinës duhet të bëjnë një test anti-covid.

Masat e tjera që janë aktualisht në fuqi

-Prej datës 1 shtator ora policore fillon më 23:00 deri në 06:00.

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.

-Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Javët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të reja me Covid-19, si pasojë edhe e prezencës së variantit shumë të transmetueshëm të Covid, Delta.

Të dielën në vend u raportuan 896 raste të reja dhe 3 viktima, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. /monitor

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme