10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Kosovë, 28 viktima dhe 489 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 28 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.657, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 489 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 152.658.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 6.310 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.048.937 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 859 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 124.711 ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 25.290.

Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot, 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme