Shitjet e shtëpive në Türkiye rriten me mbi 107 për qind në bazë vjetore në maj

Shitjet e pronave rezidenciale në Türkiye (Turqi) u rritën me 107.5 për qind në bazë vjetore në maj, sipas të dhënave më të fundit të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 122.768 shtëpi u shitën muajin e kaluar, tha Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia, kishte pjesën më të madhe me 22.148 njësi, duke shënuar një rritje prej 18 për qind.

Ajo u pasua nga Ankaraja me 11.497 shitje shtëpish dhe Izmiri me 7.159 shitje.

Shitjet në radhët e blerësve të huaj u rritën me 235.7 për qind në 5.962 njësi muajin e kaluar.

Ndër shtetasit e huaj, rusët ishin blerësit që dominuan, me 1.275 shtëpi të blera, të ndjekur nga iranianët me 736 dhe irakianët me 617.

Ndërkohë, në bazë mujore, shitjet e banesave ranë me 7.73 për qind në maj.