21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

Shkaktoi aksidentin me një të vdekur në Mullet, arrestohet pas disa orësh shoferi që braktisi mjetin

Arrestohet drejtuesit i mjetit që shkaktoi aksidentin me një të vdekur dje në Mullet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e Fikasit në Mullet të Tiranës.

Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ra drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet L. R., 32 vjeç, i cili akuzohet se pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë pasagjerin e pajetë në makinë.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme