Shkodër, hapet ekspozita me fotografitë e AA-së për tentativën e grusht shtetit në Türkiye

Nën kujdesin e Institutin “Yunus Emre”- Shkodër dhe me mbështetjen e Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, në qytetin e Shkodrës është hapur ekspozita me fotografi “15 Korriku-Dita e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar”, me foto të realizuara nga Anadolu Agency (AA) gjatë natës së tentativës për grusht shteti të 15 korrikut nga organizata terroriste FETO.

Verzana Nikshiqi, përgjegjëse e zyrës së financës dhe koordinatore për çështjet kulturore në Institutin “Yunus Emre”- Shkodër, në një deklaratë për mediat tha se ekspozita është hapur në kuadër të përkujtimit të tentativës për grusht shteti në Türkiye më 15 korrik 2016.

“Është një ekspozitë që përbëhet nga 25 fotografi të realizuara nga AA e cila ka arritur të realizojë më së miri dhe të na përcjellë shumë gjallë të gjithë shqetësimin, heroizmin, atdhedashurinë e kombit turk atë natë”, u shpreh Nikshiqi.

Duke folur mbi përmbajtjen dhe mesazhin e momenteve të realizuara në foto, ajo tha se kjo mund të jetë një lloj mësimi ose një lloj mesazhi sesi “mund të mbrohet vetë vendi jonë”.

Ekspozita me 25 fotografi të AA-së e hapur në ambientet e Institutit “Yunus Emre”- Shkodër do të qëndrojë e hapur një javë.

Në kuadër të shënimit të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, institucionet turke në Shqipëri kanë organizuar aktivitete të ndryshme përkujtimore.