“Gjykata në Suedi ndalon ekstradimin në Türkiye të njërit prej krerëve të FETO-s”

Gjykata e Lartë në Suedi ka ndaluar ekstradimin në Türkiye (Turqi) të njërit prej krerëve të organizatës terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës “Dagens Juridik” thuhet se nga Gjykata e Lartë është ndaluar ekstradimi i një personi 48-vjeç të cilit në Suedi i është dhënë leje qëndrimi në vitin 2018 dhe për të cilin Türkiye ka kërkuar ekstradim me arsyen se është një nga krerët e FETO-s.

Personi në fjalë për të cilin Türkiye ka kërkuar ekstradimin është i ashtuquajtur drejtues (imam) i FETO-s për Afganistanin, se është përcaktuar që ka përdorur programin Bylock dhe se në vitin 2018 ka kërkuar nga Suedia azil dhe që nga ajo kohë ka leje qëndrimi dhe pune në Suedi.

Në lajm thuhet se ekstradimi i personit në fjalë drejt Türkiye-s është ndaluar për arsyen se përdorimi i Bylock dhe simpatia e tij për FETO-n nuk përbën krim në Suedi.

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve TT tha se shpreson që Türkiye të japë leje për anëtarësimin e Suedisë në NATO para vitit të ri por që nuk është e sigurt për këtë.

“Türkiye që nga viti 2019 e deri më tani ka kërkuar ekstradim nga Suedia për 16 persona. Kërkesa për 9 prej tyre u tërhoq pasi nuk ndodheshin në Suedi. Gjykata e Lartë vendosi që 4 prej tyre të mos ekstradohen ndërsa 3 persona janë ekstraduar”, tha ministrja Linde.