Shkodër, mbahet seminari i radhës “Kriza identitare e një shoqërie në tranzicion”

Ky aktivitet u zhvillua ne qendrën kulturore “Përpjekja” ne qytetin e Shkodrës...

Për të tretin vit radhazi në qytetin e Shkodrës organizohet nga shoqata ‘Istanbul’ “Akademia e te rinjve shqiptare” , e cila konsiston në një cikël seminaresh me tema rreth kulturës, artit, historisë, ekonomisë etj.

Këtë të shtunë i ftuar psikologu i njohur Ergys Mërtiri që mbajti seminarin me temë “Kriza identitare e një shoqërie në tranzicion”.

Ky aktivitet u zhvillua ne qendrën kulturore “Përpjekja” ne qytetin e Shkodrës.

Ne ketë aktivitet morën pjesë disa te rinj, studentë në degë të ndryshme të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë një periudhe një mujore do të organizohen takime dhe seminare ku do të ligjërojnë profesorë, studiues, akademikë.

Takimet zhvillohen çdo fundjavë pranë ambienteve të Shoqatës “Përpjekje” në qytetin e Shkodrës.