Shndërron shtëpinë në “muze” për t’u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëm

"Shumë prej këtyre sendeve dhe pajisjeve i kam siguruar nga tregu për gjëra të vjetra në Bursa. I kam varur këto në muret e shtëpisë time", tha Kabakçı

Mustafa Kabakçı (84) i cili ka punuar për vite në teatrin shtetëror “Ahmet Vefik Paşa” në qytetin Bursa të Turqisë, pasi doli në pension në vitin 1993 u vendos në lagjen Küçükdeliler në rajonin Keles.Kabakçı u kthye në lagjen tij pas 30 vitesh ku ai kishte blerë një shtëpi dy katëshe dhe vërejti se këtu traktorët kishin zënë vendin e mjeteve dhe pajisjeve që përdoren kryesisht në bujqësi

I mërzitur nga fshirja e shenjave të vitete të kaluara, Kabakçı filloi të mbledhë në shtëpinë e tij mjete dhe pajisje të përdorua në atë kohë në Küçükdeliler duke i siguruar ato në tregjet për sende të vjetra.Shndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëm

Ai i ekspozon sendet në shtëpinë e tij të cilën e ka përshtatur si muze dhe gjithashtu u jep mesazhe edhe kalimtarëve me thënie të urta që ka shkruar në muret e jashtme të ndërtesës.

“Edhe të huajt kanë vizituar shtëpinë time”

Duke shpjeguar për Anadolu Agency (AA), pasionin e tij për nostalgjinë, Mustafa Kabakçı tha se ka lindur në lagjen Küçükdeliler dhe ka jetuar këtu deri kur ka shkuar në shërbimin ushtarak.Shndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëm

“Kam punuar kontrollor i biletave dhe mekanik i skenës në teatrin shtetëror për 30 vjet. Kur u ktheva këtu të gjithë ishin pajisur me traktorë, nuk kishte mbetur më as kalë, as lopë, asgjë. Vendosa të shndërroj shtëpinë time në muze për të rikujtuar të kaluarën në të ardhmen”, tha Kabakçı duke shtuar se:

“Shumë prej këtyre sendeve dhe pajisjeve i kam siguruar nga tregu për gjëra të vjetra në Bursa. I kam varur këto në muret e shtëpisë time. Do t’i shtoj këto sende dhe pajisje deri sa të kem jetë”.Shndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëm

Më tej Kabakçı tregon se ka blerë objekte të vjetra specifike për çdo provincë duke e shëtitur të gjithë Turqinë dhe se këto i ruan duke i ekspozuar në shtëpinë e tij.

“Ka shumë gjëra që nga radio, armë, thika, biçakë, hekur për hekurosje madje edhe çantë 90 vjeçare të barinjve. Ka gjithsej 700 mjete dhe pajisje. Mbaj edhe inventarë se cilit vit i përkasin sendet. Ata që vijnë për vizitë më falënderojnë. Madje, edhe të huajt kanë vizituar shtëpinë time. Ata që e dëgjojnë vijnë. Qëllimi im është t’u transmetoj brezave të ardhshëm të kaluarën. Dua që pasi unë të iki, këtë ta vazhdojnë fëmijët e mi”, tha Kabakçı.Shndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëmShndërron shtëpinë në "muze" për t'u përcjellë të kaluarën brezave të ardhshëm