Shpallja “Non Grata” e diplomatit/ Reagimi i ashpër i Rusisë: Do të përgjigjemi shumë shpejt

Ministria e jashtme e Rusisë u zotua të premten të hakmerret ndaj Shqipërisë për dëbimin e një diplomati rus, një veprim që tha se kishte për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe, shkruan agjencia e lajmeve “RIA”.

Ky lajm vjen një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi të shpallë “Non Grata” një diplomat rus, i cili u urdhërua të largohej nga Shqipëria të enjten për shkak se shkeli rregullat e pandemisë.

Mediat në Rusi e kanë cilësuar një lëvizje jo miqësore dëbimin e diplomatit rus Aleksei Krivosheev, nga Tirana.

Një provokim që synon dëmtimin e lidhjeve dypalëshe” tha të Premten Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.

Diplomati rus Alexey Krivosheev është shpallur person “Non Grata” nga Shqipëria pasi ka shkelur rregullat kundër koronavirusit. Në një njoftim të MEPJ, thuhej se ka vetëm 72 orë kohë për tu larguar nga vendi ynë.