Pamje të rënda/ Zjarri brenda stanit në Finiq, shihni si kanë përfunduar pas djegies bagëtiotë e imta

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një stan në Finiq, ku për pasojë janë djegur 200 dele. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Viron, dhe për pasojë përveç bagëtive të imëta, është djegur dhe një sasi e konsiderueshme e bazës ushqimore.

Dyshimet janë që zjarri të ketë qenë aksidental, por hetimet janë duke vijuar. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme siguruar nga Fax News, bagëtitë e imta e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë prej flakëve të rëna, dhe janë shkrumbuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.