-1.5 C
Tiranë
E enjte, 27 Janar, 2022

Shqipëri, ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e Akademisë së Medias

Yörük thekoi se Akademia e Medias ka qenë një mundësi mjaft e mirë për të gjithë pjesëmarrësit, sipas tij, që të rriten profesionalisht në fushën e gazetarisë dhe që të njihen me profesionistë të fushës nga Shqipëria dhe Turqia

Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e Akademisë së Medias, kurs i cili u organizua nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë në bashkëpunim me Anadolu Agency (AA), Ambasadën e Turqisë në Tiranë dhe Radio Televizionin e Turqisë (TRT).

Në aktivitetin e mbajtur në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, drejtoresha e përgjithshme e kompanisë ALBtelecom, Bilgen Aldan, përfaqësues të shoqatave vendase, si dhe pedagogë, studentë dhe studiues të medias.

Gjatë fjalës në ceremoni, ambasadori Yörük thekoi se Akademia e Medias ka qenë një mundësi mjaft e mirë për të gjithë pjesëmarrësit, sipas tij, që të rriten profesionalisht në fushën e gazetarisë dhe që të njihen me profesionistë të fushës nga Shqipëria dhe Turqia.

“Mund të them që Akademia e Medias është zhvilluar në një mënyrë mjaft të ngjeshur për të përcjellë sa më shumë informacion tek pjesëmarrësit. Një nga qëllimet e Akademisë së Medias e cila është zhvilluar nga Instituti ‘Yunus Emre’ ka qenë që të ndihmojë personat të cilët kanë dëshirë që të rriten në karrierë dhe të forcohen në fushën e gazetarisë dhe jo vetëm. Gjithashtu ka patur mjaft informacion për personat të cilët do të bëhen gazetarë në të ardhmen”, u shpreh Yörük.

Duke folur mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori turk tha se Turqia dhe Shqipëria janë shtete mike.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Demirbaş, në fjalën e tij tha se është emocion më vetë të jetë i pranishëm në këtë aktivitet.

Duke falënderuar institucionet dhe personat që bashkëpunuan për kursin, Demirbaş tha se, “Kemi pasur disa qëllime sa i përket organizimit të Akademisë së Medias, duke qenë se ne jemi në epokën e komunikimit, që është zhvilluar dita ditës dhe më shumë”.

Rreth 20 persona nga profesione të ndryshme dhe që studiojnë në degë të ndryshme ndoqën Akademinë e Medias në datat 6-17 dhjetor, ku pjesëmarrësit morën njohuri për disa tema nga specialistë të fushës së medias nga Turqia dhe Shqipëria, ndërkohë në kurs mbajti leksionin e tij edhe drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Cihangir İşbilir.

Qëllimi i Akademisë së Medias që organizohet për herë të dytë ishte përcjellja e gazetarisë dhe publicistikës që mbështetet në baza objektive, të besuara dhe të sigurta tek gazetarët dhe të rinjtë që studiojnë në degë të ndryshme, si në gazetari, shkenca politike, diplomaci, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhim.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme