Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Çmimi i energjisë elektrikë në Shqipëri është i lartë në krahasim më vendet e rajonit.

Edhe pse prodhon rreth 70% të energjisë nga hidrocentralet brenda vendit, tarifat mbeten të larta edhe më çmimet e pandryshuara që nga viti 2014.

Kosova është vendi i parë në rajon që vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike.

Në kushtet e emergjencës dhe më çmimet e rritura të importit, qeveria Kurti rriti çmimin për 20% të konsumatorëve.

Edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë sektor, deri tani qeveria Rama ka lënë të hapur rishikimin e çmimit vetëm për bizneset e mëdha.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, qeveria Kovacwvski nuk ka diskutuar për tarifa të reja.

Çdo shtet aplikon metoda të ndryshme për caktimin e çmimit të energjisë. Në Shqipëri, prej vitit 2014, familjarët paguajnë 9.5 lekë për kw, bizneset 14 lekë, ndërsa shtresat e varfra mbrohen më ulje të çmimit.

Megjithatë, për çdo shtet del çmimi mesatar i konsumit, ku në rajon del që Serbia ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike, dhe pas saj del Kosova.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë çmimet më të larta në rajon.

Kujtojmë së Shqipëria prodhon rreth 5 mln megavat në vit, nga 7 mln megavat që i nevojiten në total.