Shqiptarët preferojnë markat gjermane, 91% e makinave në Shqipëri të vjetra

Thuajse një në tre autovetura që qarkullon në vendin tonë mban stemën e famshme të Mercedez Benzit.

Prodhimi gjerman kryeson edhe në kategorinë e autobusëve dhe kamionëve.

Bashkë me Volkswagen, kjo markë zë 35 % të mjeteve të preferuara të shqiptarëve.

Vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan rreth 50 mijë mjete rrugore, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 670 mijë. Qarku i Durrësit ka numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, ndjekur nga Tirana e Gjirokastra.

Sipas vitit të prodhimit, vetëm 9% e makinave janë të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë prodhuar para vitit 2010.

75% e autoveturave përdorin lëndë djegëse naftë, 18 % benzinë dhe mbetet i papërfillshëm numri i mjeteve elektrike. Megjithatë, numri i këtyre të fundit po shtohet nga viti në vit, edhe për shkak të politikës botërore për reduktimin e ndotjes dhe mbrojtjen e klimës.