“Shtetasit shqiptarë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të largohen”, zv.ministrja e Jashtme për tensionet në Ukrainë: Nuk bëhet fjalë për evakuim, por…

“Shtetasit shqiptarë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të largohen”. Kjo është thirrja që zëvendës ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Megi Fino iu ka bërë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë, teksa vendi ndodhet në tensione të jashtëzakonshme dhe jeton me frikën e një sulmi nga Rusia.

Në një prononcim për emisionin ‘Log’ në Abc, Fino tha se nuk bëhet fjalë për evakuim por respektim i rregullave diplomatikë.
“Është një numër i vogël qytetarësh që ndodhen atje, disa dhjetëra. Ne shpresojmë të ketë një zgjidhje diplomatike. Urojmë të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Nuk bëhet fjalë për evakuim, por respektojmë rregullin diplomatik që në situata të tilla i bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë të largohen. Situata të tilla parandalimi janë më të rëndësishme se përballimi i pasojave”, deklaroi Fino.