“Bashkëpenëmbajtës me SHBA”, Rama takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB, ja videoja që publikon

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.