Si do falet namazi i xhumasë ne Aja Sofja?

Më 24 Korrik 2020 do të falet namazi i xhumasë në Xhaminë e madhe të Aja Sofjes, pas një kohe të gjatë pezullimi të aktivitetit fetar në këtë xhami që nga viti 1934...

Më 24 Korrik 2020 do të falet namazi i xhumasë në Xhaminë e madhe të Aja Sofjes, pas një kohe të gjatë pezullimi të aktivitetit fetar në këtë xhami që nga viti 1934.

Por si do të kryhet ky ritual i rëndësishëm javor në një hapësirë ku nuk mungojnë mozaikë dhe afreske kishtare?

Janë ofruar dy alternativa për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Mendohet se do të përdoret një sistem modern ndriçimi, përmes së cilit do mundësohet errësimi i mozaikëve dhe afreskeve gjatë kohës së ritualeve fetare.

Gjithashtu në rendin e ditës nuk mungon edhe alternativa e futjes në përdorim të një mekanizmi përmes së cilit mund të përdoren perde specifike për mbulimin e mozaikëve dhe afreskeve gjatë ritualeve fetare.

Në këtë mënyrë Xhamia e Aja Sofjes do i rikthehet identitetit të saj pas një periudhe 86
vjeçare pezullimi./EPerdtishmjaChanges to Istanbul's Hagia Sophia could trigger heritage review ...