Si parashikohen temperaturat për nesër

Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik dita e sotme u karakterizua nga moti me vranësira të dendura si dhe rreshje shiu në formë shtrëngatash, stuhi dhe rrebeshe. Por ku u arrit sasia më e lartë e reshjeve?

Sipas të dhënave të regjistruara pranë stacioneve meteorologjike të SH.M.U-së sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. Shërbimi Meteorologjik parashikon se në rajone apo vende të caktuara sasia e reshjeve mund të ketë qenë edhe më e lartë.

Gjithashtu sot ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s.

Për ditën e nesërme pritet përmirësim i stituatës meteorologjike. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash.

Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.