Si u shkaktuar zjarri në Spitalin e Durrësit?

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e shkuar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e shkuar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit elektrik nga vendosja e ngrohëseve. Ndërkohë pas zjarrit dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga grupi hetimor, spitali pritet të përfshihet në një proces pastrimi dhe sistemimi për të kthyer pacientët në pavionet e krahut funksional të godinës, ndërsa do të nisë së shpejti dhe riparimi i rrjetit të dëmtuar elektrik në pjesën e godinës ku ra zjarri, raporton Top Channel.

Zjarri dhe tymi që përfshinë spitalin shënuan vetëm dëme materiale dhe persona të asfiksuar e në panik. Nën hetim janë dhe veprimet e mosveprimet e punonjësve të stafit në detyrë, raporton Top Channel.

Video/ Ja si duket pas zjarrit Spitali i Durrësit

Një zjarr ka rënë në orët e para të mesnatës në Spitalin e Durrësit. Zjarri u shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Raportohet se disa pacientë kanë pasur probleme me asfiksinë. Zjarri i rënë në Spitalin e Durrësit shkaktoi panik te familjarët e pacientëve.

Pacientët janë sistemuar kryesisht në pavionet e Kirurgjisë, Reanimacionit dhe Infektivit të spitalit, ndërsa për shkak të hetimit policia ka bllokuar godinën 4-katëshe ku njëri krah i se cilës është dëmtuar dhe aktualisht ka mungesë të energjisë elektrike, ndërsa krahu tjetër është funksional.