Sirianët protestojnë 5 vitet e ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile

Protestuesit që qëndruan mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga bombardimet ruse brohorisnin parulla të tilla si "pushtuesit rusë duhet të largohen" dhe "Putini dhe aeroplanët e tij luftarak shkatërruan civilizimin më të lashtë në histori"

Dhjetëra sirianë kanë demonstruar në qytetin veri-perëndimor sirian, Idlib, për të shënuar 5 vitet e ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile duke mbështetur regjimin e Bashar al-Assadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit që qëndruan mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga bombardimet ruse brohorisnin parulla të tilla si “pushtuesit rusë duhet të largohen” dhe “Putini dhe aeroplanët e tij luftarak shkatërruan civilizimin më të lashtë në histori”.

Një nga protestuesit, Mustafa Manna, për AA tha se Rusia mbështeti regjimin në vrasjen dhe zhvendosjen e civilëve.

“Ajo (Rusia) nuk i ka sjellë vendit asgjë tjetër përveç shkatërrimit”, tha Manna, duke shtuar se as shkollat, spitalet dhe lagjet e banimit nuk janë kursyer.

Në fund të vitit 2015, Rusia ndërhyri në mënyrë të drejpërdrejtë në Siri gjoja me një kërkesë zyrtare të regjimit sirian.

Gjatë viteve të fundit, avionët luftarakë rusë shënjestruan zonat nën kontrollin e opozitës siriane, fillimisht duke kryer sulme nga baza ajrore Hmeimim në perëndim të vendit.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë publikuar disa raporte që akuzojnë Rusinë për vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve në Siri që nga ndërhyrja e saj në vitin 2015.Sirianët protestojnë 5 vitet e ndërhyrjes së Rusisë në luftën civile