9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Situata e rëndë kriminale/ Salianji: Qeveria e dorëzuar, vrasje mafioze të pazbardhura dhe droga e përhapur më shumë se çamçakëzi!

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar mbi ngjarjen në ish-Bllok mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur një 32-vjeçar. Me një postim në facebook, Salianji tha se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi ku vetëm në 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan.

“Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetem 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se cimçakizi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoën dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin”- shkruan Salianji.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme