Situata në Bulqizë, në fshatra trashësia e dëborës rreth 1 metër

Situata në Bulqizë vijon të jetë problematike, ku në fshatra dëbora shkon deri në 80 centimetra

Situata Bulqizë:

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi me zinxhir dhe me shume vështirësi për shkak të reshjeve me erë të fortë dhe ngrica në rrugë. Bulqizë-Skuraj me zinxhir dhe me vështërsi gjatë natës ka pasur dhe Bllokime të rrugës. Bulqizë-Krastë me zinxhir me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Ostren për momentin e bllokuar,pritet të shkojnë fadromat. Ostren-Klenje i bllokuar. Bllokuar ngelet njësia administrative Trebisht. Të bllokuar fshatrat e njësive administrative Martanesh,Ostren,Fushe Bulqize,Zerqan dhe Shupenze ku trashësia e dëborës varjon nga 60 deri ne 80 cm. Qafë e Buallit-Zona e bllokuar. Ndërkohë nga ana e bashkisë Bulqizë po bëhet ndërhyrja për hapjen e rrugëve,por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë herë pas here bllokohen sërish rrugët! Aktualisht në qytet trashësia e debores ka arritur në 40 cm.