Pas fundjavës së acartë/ Si do të jetë moti javën e ardhshme?

Temperatura të ulëta pritet të mbizotërojnë edhe në ditët në vijim.

Sonte reshje të pakta bore vijojnë në pellgjet Koman-Vau i Dejës ndërsa reshje deri 40 cm do të ketë pellgu i Fierzës deri paraditen e së dielës. Pasditja e së dielës dhe ditët në vijim paraqiten vetëm me reshje të pakta.

Në zona të izoluara të skajeve veri-verilindje deri nga data 18 shkurt kur priten reshje të pakta kryesisht në pellgun e Fierzës dhe sërish borë. E njëjta situatë me reshje të pakta kryesisht bore paraqitet edhe në datat 21 deri në 25 shkurt ndërsa më tej, deri në këto momente nuk ka sinjale për reshje deri në fund të shkurtit.

Temperaturat mbeten shumë të ulëta në të gjithë basenin e Drinit deri të enjten, data 18 shkurt kur pritet një rritje me 3-4 gradë por sërish vlerat minimale mbeten rreth -6 gradëve. Nga data 19-25 shkurt, temperaturat do të pësojnë ulje/ngritje me 3-4 gradë por mbeten në vlera negative. Pritet një rritje e temperaturave në 2-3 ditët e fundit të shkurtit por është shumë larg për të pasur siguri në këtë parashikim.