S’kam kohë, se më duhet të dal në kafe…

Nga Evans Drishti

Agimi zbardh për të gjillë njëlloj…
Paradrekja, dreka, pasditja, mbrëmja…
E djeshmja, e sotmja, e nesërmja…
Sekondi, minuti, ora …
Dita, java, muaji, viti…
Çdo gjë rrotullohet brënda 24 orëve…
24 orë ofrohen për çdo njeri njëlloj…
Por pesha e këtyre 24 orëve s’mund të jetë e njëjtë tek çdo njeri.

Besa dhe beslidhja,
Zgjuarsia dhe mprehtësia,
Respekti ndaj vetes dhe tjetrit,
Respekti ndaj familjes si bërthama e shoqërisë,
Mikëpritja dhe dashamirësia,
Sinqeriteti dhe arsyetimi,
Guximi dhe këmbëngulja,
Urtësia dhe fjalëëmbëlsia,
Zemërgjerësia dhe ndihmesa,
Dashuria për të bukurën dhe finesa,
Burrëria dhe trimëria,
Vullneti dhe largpamësia,
Dituria dhe pjekuria…
Janë vetëm disa prej vlerave që na janë ushqyer për shekuj me radhë dhe që duhet ti ruajmë e ti mbrojmë si sytë e ballit.
Po si mundet vallë ti mbartim, ti përftojmë dhe ti trashëgojmë të tilla vlera?…
E thjeshtë!…
Të lexojmë, që të kuptojmë!…
Të lexojmë që të arsyetojmë!…
Të lexojmë që të gjykojmë!…
Të lexojmë që të reflektojmë!…
Të lexojmë që të jetojmë!…
Sepse,
Pa kuptuar s’mund të komunikojmë!…
Pa arsyetuar s’mund të veprojmë!…
Pa gjykuar s’mund të identifikojmë!…
Pa reflektuar s’mund të iniciojmë!…
Pa jetuar s’mund të ekzistojmë!…

Të gjithëve na është dhënë “koha” si pasuria më e virtytshme, së cilës akoma s’i është kuptuar “vlera” për të cilën jemi të detyruar dhe të obliguar “të ripërtërihemi” në dimensione të shumëanshme për të pranuar “pozicionin” tonë si “njerëz”.
Impenjimet dhe angazhimet e njerëzve mbartin peshë vetëm mbi bazën e vizionit dhe perceptimit të tyre. Për rrjedhojë edhe “koha” përftohet dhe shfrytëzohet bazuar në qëllimin që ka individi.
S’kam kohë se me duhet të dal në kafe,
S’kam kohë se më duhet të takoj dikë
S’kam kohë se më duhet të shkoj të blej diçka
S’kam kohë se më presin
S’kam kohë se duhet të shkoj në ndeshje
S’kam kohë se duhet të shoh një film
S’kam kohë se më duhet të kryej punët e shtëpisë
S’kam kohë se do të luaj
S’kam kohë se më duhet t’u kthej përgjigje dhjetra mesazheve në telefon
S’kam kohë se më ikën orari …

Përqëndrohuni ju lutem!…
Kuptoni veprimin që do bëni dhe synoni të arrini rezultatin!
Rezultatet që përftoni ju sjellin edhe arritjen që kërkoni për të qenë “njeriu i duhur në kohën e duhur”.
Çdo gjë vjen nga një “lexim” i qartë i vetes dhe i asaj që kërkoni të arrini.

Kështu:
Kur ju prishet makina dhe shkoni te mjeshtri për ta rregulluar “prisni” me padurim një përgjigje të qartë dhe një rezultat pozitiv që makina të rikthehet si më parë. Kështu mjeshtri për ju është heroi i ditës dhe i kohës.
Kur shkoni te dentisti për mënjanimin e dhembjeve të shumta që ndjeni tek dhëmbët dhe përftoni rezultatin e duhur duke siguruar dhëmbë të shëndetshëm, arrini qetësinë e shumëpritur. Kështu denstisti për ju bëhet heroi i ditës dhe i kohës.
Kur kërkoni një mësues profesionist që t’ju plotësojë boshllëqet që ka fëmija juaj në një lëndë të caktuar dhe arrini rezultatin me notat e larta të shumëkërkuara, përjetoni mbresa të shkëlqyera. Kështu mësimdhënësi bëhet për ju heroi i ditës dhe i kohës.
Kur shkoni në një restorant që të provoni gatime të shijshme dhe cilësore mbeteni të kënaqur nga dora e artë e kuzhinierit. Kështu kuzhinieri bëhet për ju heroi i ditës dhe i kohës.
Kur kërkoni një mik të mirë që t’ju qëndrojë afër në momentet më të vështira dhe t’u ofrojë zgjidhje të duhura, personi që gjeni mbetet për ju heroi i ditës dhe i kohës. …

Kush është heroi juaj i ditës dhe i kohës!?
Ka ardhur koha që “kafenetë” si ambientet më të frekuentueshme t’i kthejmë edhe në “ambiente leximi” të shoqëruara patjetër me një kafe apo çaj të ngrohtë!…