“Sot ka vetëm një fokus, rrëzimi i Edvin Ramës”, Grida Duma për bashkëpunimin me Partinë e Lirisë: Vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare!

Sot ka nisur sezoni i ri i emisionit “FrontLine” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço.

E ftuar në studio, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka komentuar situatën politike në vend, ku tha se sheh përpara një sezon të suksesshëm politik.

Në lidhje me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, Duma tha se Partinë e Lirisë është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin. Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret cdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës.”, ka deklaruar zonja Duma.