“Nuk ka zhvillim pa arsim”, Meta thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe rrisni pagat e pedagogëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në një postim të bërë në Facebook, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërpresë pagesat “fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe veprat e tjera korruptive”, dhe të rrisë pagat e pedagogëve.

Meta shkruan ndër të tjera se nuk ka zhvillim pa arsim dhe se duhet të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të sigurohen libra falas për të gjithë fëmijët.

“Nuk ka zhvillim pa Arsim! Të ndërpriten menjëherë pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe veprat e tjera korruptive në mënyrë që të rriten rrogat e pedagogëve, të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të sigurohen libra falas për të gjithë fëmijët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për arsimimin e tyre”, shkruan Meta.