Sot, në orën 18:00, derbi Inter-Milan

Kjo do të jetë përballja e 226 mes dy klubeve të Milanos dhe do të jetë një sfidë e fvërtetëpër të kuptuar nivelin dhe pritshmëritë e secilës për këtë kampionat

Mbrëmjen e sotme në Itali zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të historisë së futbollit italian, siç është “Derbi i Madonninës”, apo derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit. Një ndeshje shumë e rëndësishme, për të kuptuar deri-diku, nivelin e skuadrave në këtë fillim sezoni të Serisë A. Nëse Interi është aq i fortë sa vitin e shkuar, për të rivalizuar për titullin kampion dhe se deri ku mund të shkojë ky Milan i ri, me kaq shumë talente. Kjo e mbrëmjes së sotme do të jetë përballja e 226-të mes dy skuadrave të Milanos.

Interi vjen nga 2 fitore dhe një barazim në 3 ndeshjet e para, ku ka shënuar 10 gola dhe pësuar 6. Ecuria ka qenë pozitive, megjithatë me gjithë respektin për Lazion, kjo është prova e vërtetë. Zikaltrit kanë triumfuar në 4 derbet e fundit, madje nuk dalin me trishtim nga “San Siro” pas një dueli kundër Milanit në kampionat, që nga 31 janari i 2016-s.

Nuk ka qenë një periudhë e qetë për Antonio Conten. Kjo për shkak se pandemia ka bllokuar emra të tillë si Bastoni, Skriniar, Naingolan, Gagliardini, Ashley Young dhe portierin Radu. Për këtë arsye, tekniku puljez do të rreshtojë në mesfushë Perisiçin dhe Brozoviçin, të cilët do t’i bashkohen Barellas, Vidalit e Hakimit në këtë repart, me dy “bomberat” përpara, Martinez e Lukaku. Ka një shqetësim në lidhje me gjendjen e Sanchezit, që ka pësuar një dëmtim muskulor me përfaqësuesen e Kilit.

Diçka më mirë situata e Koronavirusit te Milani: Ibrahimoviç u shërua, ndërsa ende në izolim janë Duarte e Gabbia, megjithatë lajmi më i mirë është rikthimi i Romagnolit. Kapiteni pritet ta nisë titullar përkrah Kjaer, ndërsa Castillejo, që është në balotazh me Diaz, mund të jetë përkrah Calhanoglu e Saelemaekers pas krahëve të Ibras.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Periudha që po kalojnë 7 herë kampionët e Europës, është më e mira e viteve të fundit kjo edhe për meritë të Stefano Piolit. Kuqezinjtë kanë fituar 3 sfidat e para në Serinë A dhe ndodhen në krye, janë kualifikuar në grupet e Europa League. Kuqezinjtë nuk dorëzohen që nga 8 marsi ndaj Genoas, përpara se të ndërpritej kampionati, nga ai çast 23 ndeshje pa u gjunjëzuar, ndër të cilat 19 kanë qenë fitore dhe 4 barazime.

Tashmë ka ardhur çasti për të kryer hapin e madh. Nëse Milani fiton derbin, pas më tepër se 4 vitesh, atëherë mund të ushqejë edhe ambiciet për trofeun më të rëndësishëm.