Sot zhvillohet SEANCA/ Gucati e Haradinaj dalin para ‘Speciales’ së Hagës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, do të dalin sot para togave të zeza në orën 15:00.

Sërish gjyqe sot në Hagë! Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, do të dalin sot para togave të zeza.

Seanca e radhës do të zhvillohet në orën 15:00. Më 11 dhjetor 2020, gjykatësi konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.